Policia serbe arreston ish-pjesëtarin e UÇK-së Hasan Dakajn nga Prizreni
Lexohet për: 2 min.
wfq
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ish-pjesëtari i UÇK-së Hasan Dakaj është arrestuar sot nga policia serbe derisa po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Xhevdet Smakiqi përmes një postimi në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se arrestimi ka ndodhur në pjesën tjetër të kalimit kufitar Merdare.

“Sot jam autorizuar nga familja Dakaj nga Prizreni që të mbrojë të drejtat ligjore të familjarit të tyre Hasan Dakaj, i lindur më 10.08.1980 nga Prizreni, i cili veç se ka qenë veç se ka qenë pjesëtar i UÇK-së është arrestuar në Merdare rreth orës 09:00 të mëngjesit derisa po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë”, shkruan Smakiqi.

Ai thotë se sipas informacioneve të para, polica serbe Hasan Dakajn e kanë dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli, ku mund t’i nënshtrohet torturave fizike e psikike apo edhe me keq.

Avokati Smakiqi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës që të interesohet për fatin e Dakajt.

“Si avokat i familjes Dakaj, i bëj thirrje urgjente MPJD-së që përmes kanaleve diplomatike të kërkojë lirimin e Hasan Dakajt dhe t’i lejohet lëvizja e lirë sikurse çdo shtetasi të Kosovës pa diskriminim. Stop persekutimit të shtetasve të Kosovës nga shteti i Serbisë, e cila po shkel lirinë fundamentale të lëvizjes së lirë me fokus ish-pjesëtarëve të UÇK-së”, përfundon avokati Smakiqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025