Policia sekuestron mallra pa dokumente përkatëse në një depo në Leposaviq
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka identifikuar një depo në Leposaviq në të cilën ndodheshin mallra pa dokumente përkatëse.

Sipas policisë me këtë rast janë ndërmarrë veprimet hetimore operative me ç’rast pas dyshimit se është kryer vepra penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”  është njoftuar edhe njësiti anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në depon e lartcekur pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar  gjësendet si në vijim:

500 litra pije alkoolike (verëra të ndryshme ,birra).

200 litra pije joalkoolike.

450 litra vaj.

500 kg sheqer.

300 kg produkte konditorike.

10 boksa cigare pa banderola.

“Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale: ,,Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” Neni 312 i KPRK-së. Lidhur me rastin të gjitha veprimet hetimore kanë qenë në koordinim me Prokurorinë Themelore ne Mitrovicë”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024