Policia sekuestron dy armë zjarri në Xërxë të Rahovecit
Siguri
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë zjarri në fshatin Xërxë të komunës së Rahovecit.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë zjarri: Një pushkë automatike me një karikator dhe një pistoletë me një karikator”, bën të ditur Policia.

“Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, lidhur me informatën e pranuar se i dyshuari D. Th.,  mashkull kosovar, i lindur në vitin 2001, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, me datën 23.07.2024 në koordinim me prokurorin e shtetit, është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Xërxë-Rahovec”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024