Prokuroria Speciale e Kosovës tha se Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në vendbanimin e Fatmir Shehollit, i cili u arrestua sot nën dyshimin për përfshirje në spiunazh.
Përmes një njoftimi për media, Prokuroria tha se janë zhvilluar hetime disa mujore, ndërkaq Sheholli është arrestuar sot, më 9 tetor në rajonin e Prishtinës nga hetuesit policorë të Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në Policinë e Kosovës.
“Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordnim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë”, tha Prokuroria.
Për arrestimin e Shehollit shkroi sot ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
https://kosovapress.com/arrestohet-fatmir-sheholli-nen-dyshimin-per-spiunazh