Policia e Kosovës, ka njoftuar se të mërkurën në fshatin Debëllde, në drejtim të komunës së Vitisë, është parandaluar një rast i kontrabandës me kafshë. Policia e ka ndaluar një automjet, në të cilin gjatë kontrollit janë gjetur 15 dele, të cilat “kishin të vendosura në vesh martikula”. Kjo ngjarje ka ndodhur në brezin kufitar me Maqedoninë e Veriut.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK)-Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar aktivitete, kontrollet taktike dhe operacionet policore në teren.
Sot, më 14 dhjetor 2022, rreth orës 12:20, në fshatin Debellde, në drejtim të Vitisë është vërejtur duke qarkulluar një automjet transportues ngjyrë e bardhë me targa vendore. Njësitet policore kanë arritur ta ndalojnë automjetin të cilin e ngiste një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, është vërejtur se në të kishte të ngarkuar kafshë të imta (15 dele), të cilat nuk kishin të vendosura në vesh martikula.
Nën dyshimin se i dyshuari ka kryer veprën penale ‘kontrabanda me mallra’, dukë sjellë në mënyrë ilegale kafshë nga Maqedonia e Veriut është iniciuar rasti, i cili është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare-Lindje”, thuhet në njoftimin e policisë.