Policia njofton për ndeshjen e motoçikletave në Livoq të Gjilanit ku vdiq një person
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Policia njofton për ndeshjen e motoçikletave në Livoq të Gjilanit ku vdiq një person
11/04/2026 - 08:47
Linku u kopjua

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Livoq të Gjilanit, ku ha humbur jetën një person ndërsa dy tjerë kanë pësuar lëndime.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 19:43, ku janë përfshirë dy motoçikleta me drejtues meshkuj kosovarë.

“Në rrugën e lartcekur, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, në të cilin kanë qenë të përfshirë dy motoçikleta me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit, ndërsa dy meshkuj kosovarë, janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026