Policia në Pejë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të gjetur një person
Lexohet për: 1 min.
policia-foto
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në Pejë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetur personin e zhdukur, Samir Puza.

Qytetarët të cilët kanë informacion lidhur me këtë person, ftohen të lajmërohen në stacionin më të afërt të Policisë, ose të kontaktojnë numrat e vënë në dispozicion.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, e-mail adresa: [email protected]”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Policia e Kosovës bën kërkesë për bashkëpunim me qytetarët bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024