Policia në Mitrovicë sekuestron dy armë
Lexohet për: 1 min.
policia-ne-mitrovicen-e-veriut
2 vite më parë
Linku u kopjua

Si rezultat i veprimeve të shpejta operative sonte policia në Mitrovicën e Jugut ka sekuestruar dy armë dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar që ndodheshin në një veturë.

Sipas hetimeve fillestare dhe provave të siguruara, dy të arrestuarit dyshohen se në Kqiq të Mitrovicës kanë shtënë me armë në ajër dhe më pas me veturën e tyre ishin larguar.

Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy persona, të dy shtetas të Kosovës, të njëjtit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve dhe përdorim i armës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025