Policia në Mitrovicë gjoba subjekteve për zhurmën e shkaktuar në publik
Lexohet për: 1 min.
polica-makina-
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policia në Mitrovicë duke u angazhuar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, ka marrë masa ndaj pronarëve të lokaleve të gastronomisë duke u shqiptuar gjoba për shkak të zhurmës që kanë shkaktuar.

“Gjatë ditëve të fundit qytetarët në Mitrovicë janë ballafaquar me problemin e zhurmës, pasi që lokale të ndryshme të gastronomisë në Mitrovicë kanë shkaktuar zhurmë të bezdisshme (muzikë me ton te lartë). Policia ka marrë masa të menjëhershme dhe gjatë kësaj jave ka shqiptuar gjoba ndaj tetë (8) pronarëve apo personave përgjegjës të lokaleve të gastronomisë apo subjekteve juridike. Gjobat janë shqiptuar në bazë të autorizimeve dhe kompetencave policore dhe duke u bazuar në dispozitat e Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike. Masa të tilla do të vazhdojnë të merren edhe në ditët në vijim në mënyrë që të parandalohet bezdisja nga zhurma dhe shqetësimi i qytetarëve dhe do shqiptohen gjoba ndaj të gjithë personave dhe subjekteve juridike pa përjashtim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025