Policia ndal makinën në Vërmicë, gjen katër të huaj që po i kontrabandonte një kosovar
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Policia ndal makinën në Vërmicë, gjen katër të huaj që po i kontrabandonte një kosovar
vermice kufiri
24/07/2026 - 09:16
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka iniciuar, të enjten, një rast të ri të dyshuar të kontrabandës me migrantë në pikën kufitare të Vërmicës, një ditë pasi në të njëjtën zonë u hasën dy shtetase të Somalisë që dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.

Forcat e rendit bënë me dije se të enjten rreth orës 08:30, ndaluan një automjet me targa vendore që drejtohej nga një kosovar.

Gjatë kontrollit brenda policia gjeti katër persona, shtetas të huaj.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka autorizuar inicimin e rastit penal për "Kontrabandë me migrantë", ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Vetëm një ditë më parë, në afërsi të pikës së vjetër kufitare Kosovë–Shqipëri, policia kishte hasur dy shtetase të Somalisë, të cilat deklaruan se kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në Kosovë. Sipas dyshimeve fillestare, ato ishin kontrabanduar deri në afërsi të kufirit nga persona të tjerë. Për atë rast gjithashtu ishte njoftuar prokurori dhe hetimet vazhdojnë. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026