Policia mbyt ariun polar në Islandë
Magazina
Lexohet për: 2 min.
cwc
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia qëlloi dhe vrau një ari të rrallë polar të parë në një fshat të largët në Islandë pasi u konsiderua si një kërcënim, thanë autoritetet.

“Ariu u vra në pjesën veriperëndimore të vendit pasi policia u konsultua me agjencinë kombëtare të mjedisit, e cila refuzoi të zhvendoste kafshën”, tha shefi i policisë së Westfjords, Helgij Jensson, shkruan Guardian.

"Nuk është diçka që na pëlqen ta bëjmë. Në këtë rast, ariu ishte shumë afër vilës së verës," shpjegoi ai.

Pronarja e vilës, një grua e moshuar, u tmerrua dhe u mbyll lart teksa ariu gërmonte nëpër mbeturinat e saj, tha Jensson. Gruaja kontaktoi vajzën e saj në kryeqytetin Rejkjavik duke kërkuar ndihmë.

"Ajo qëndroi atje," tha Jensson, duke shtuar se pronarët e tjerë të vilave verore në zonë kishin shkuar në shtëpi.

Arinjtë polarë herë pas here dalin në breg pasi udhëtojnë në ajsbergë nga Grenlanda, sipas Anna Sveinsdottir, drejtoreshë e koleksioneve shkencore pranë Institutit Islandez të Historisë Natyrore. Shumë ajsbergë janë parë në bregun verior javët e fundit.

Megjithëse sulmet e arinjve polarë ndaj njerëzve janë jashtëzakonisht të rralla, një studim i vitit 2017 në Buletinin e Shoqërisë së Kafshëve të Egra thotë se humbja e akullit të detit për shkak të ngrohjes globale ka çuar në ardhjen e më shumë arinjve të uritur në tokë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024