Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar dy raste të kontrabandës me mallrat ë shtunën. Në të dyja rastet Policia ka thënë se bëhej fjalë për kontrabandim të pulave nga Serbia për në Kosovë.
Në rastin e parë rreth orës 1 pas mesnate në fshatin Zhabar të Mitrovicës është ndaluar një kamion me targa të Kosovës dhe janë gjetur 200 pula të kontrabanduara nga Serbia.
E në rastin e dytë në fshatin Bube të Zubin-Potokut është ndaluar në veturë Mercedes Benz me targa të Kosovës, ndërsa i janë zbuluar 550 pula të kontrabanduara nga Serbia.
“Rreth orës 18:30, në fshatin Bube-KK. Zubin Potok, është ndaluar kamioneta Mercedes Benz, ngjyrë e gjelbër, me targa RKS (02), me rreth 550 (pesëqind e pesëdhjetë) pula të kontrabanduar nga territori i Serbisë, me vozitës H.B., mashkull/kosovar, 50-vjeçar, me banim në Mitrovicë”, ka njoftuar policia.