Policia konfirmon vdekjen, në QKUK, të udhëtarit që u sëmur teksa vinte nga Zvicra në Kosovë
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Policia konfirmon vdekjen, në QKUK, të udhëtarit që u sëmur teksa vinte nga Zvicra në Kosovë
anp-adem-jashari-100320
15/06/2026 - 09:07
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person, për të cilin u raportua se të dielën i ishin shfaqur probleme shëndetësore gjatë një fluturimi nga Zvicra për në Prishtinë, ka vdekur rreth orës 17 e 15 minuta të kësaj dite, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas raportit 24-orësh të forcave të rendit, rasti ka ndodhur të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“Lidhur me rastin, viktimës mashkull kosovar pasi i ishin shfaqur probleme shëndetësore i njëjti është dërguar në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kompetent, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia ka bërë me dije se ka iniciuar rastin si “Hetim mbi vdekjen” dhe po vazhdon procedurat e mëtejme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.

Sipas raportimeve, ky rast i rrallë që ndodhi gjatë fluturimit, të dielën, kishte bërë që zbritja e udhëtarëve nga aeroplani, të shtyhet për një orë, për shkak të ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës, me të ateruar të avionit në Prishtinë /Kosovapress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026