Policia jep njoftim interesant para derbit Everton – Manchester United
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Policia jep njoftim interesant para derbit Everton – Manchester United
everton stadiumi
23/02/2026 - 14:55
Linku u kopjua

Policia e Merseyside do të përdorë teknologjinë e njohjes së fytyrës në kohë reale (LFR) gjatë ndeshjes së Premier League ndërmjet Evertonit dhe Manchester United në Stadiumin “Hill Dickinson”.

Sistemi do të funksionojë në hyrje dhe rreth stadiumit, duke u shoqëruar me patrulla të dukshme dhe oficerë me rroba civile. Qëllimi, sipas policisë, është identifikimi i personave të kërkuar për krime të rënda ose tërhequr me urdhra gjykate, për të garantuar sigurinë e tifozëve dhe të publikut.

Por përdorimi i kësaj teknologjie ka nxitur shqetësime nga grupet e të drejtave civile. Big Brother Watch kërkon kontrolle më të rrepta mbi mënyrën se si LFR përdoret.

Policia shpjegon se sistemi funksionon duke krahasuar fytyrat e kapura nga kamerat me një listë të sigurt të personave të kërkuar ose të rrezikshëm për publikun apo për veten e tyre.

Merseyside ka filluar përdorimin e teknologjisë që nga dhjetori i vitit 2025.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026