Policia jep detaje për plagosjen në Drenovc të Prishtinës
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Policia jep detaje për plagosjen në Drenovc të Prishtinës
Foto Ilustruese
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person është plagosur sot me armë zjarri rreth orës 15:00 në Drenovc të Prishtinës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka bërë të ditur për KosovaPress, se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar L.B., i cili është identifikuar, si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024