Policia jep detaje për armën e gjetur në Zubin Potok
Lajme
Lexohet për: 1 min.
serbii
2 orë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me një rast të dyshuar për armë në fshatin Kleçkë në Zubin Potok.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë me dije se gjatë patrullimit kanë hasur në një qese plastike ku dyshohej se mund të ketë në brendi armë. Sipas njoftimit ekipi i deminimit ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar.

“Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një  qese plastike ku dyshohej se mund të ketë në brendi armë. Lidhur me rastin njësiti për deminim i PK-së ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt, rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Derisa mbrëmë lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës në veri, Veton Elshani, i cili kishte bërë të ditur se fillimisht autoritetet e rendit kishin hasur në një qese najloni për të vërejtur më pas se kishte të bënte me një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm.

https://kosovapress.com/admin/gjendet-nje-raketahedhes-ne-kufi-me-serbine-elshani-jep-detaje/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025