FOL: Padia për gjenocid kundër Serbisë një nismë retorike
Lajme
Lexohet për: 2 min.
fol
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Përgatitja e padisë për gjenocid kundër Serbisë ka mbetur më shumë si një nismë retorike.

Kështu thuhet në analizën e programit të Qeverisë së Kosovës 2021-2025 të realizuar nga Lëvizja Fol.

Drejtoresha e kësaj organizate, Mexhide Demolli  tha se programi i qeverisë është përballur me sfida serioze.

"Ndër sfidat kryesore janë vonesat në miratimin e politikave, defektet legjislative dhe mungesa e koordinimit ndër-institucional. Programi i Qeverisë ka paraparë dy prioritet kryesore të asaj kohe që kanë qenë menaxhimi i pandemisë COVID 19 dhe ringjallja ekonomike. Kurse, sa i përket aspektit sektorial, Programi i Qeverisë është i ndarë në 18 prioritete", tha ajo.

Po ashtu, ajo përmendi edhe vonesën në miratimin dhe zbatimin e ligjeve, ku theksoi se numër i madh i projektligjeve janë kontestuar për shkelje procedurale dhe janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

"Për shembull, në dhjetor të vitit të kaluar, një grup deputetësh dorëzoi 16 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, duke e akuzuar qeverinë për mosrespektim të procedurave ligjore. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar gjithashtu disa nëne të rëndësishme, duke i konsideruar ato në kundërshtim me Kushtetutën. Ndër to janë Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të cilat konsideroheshin kyçe për reformën në sundimin e ligjit. Shfuqizimi i këtyre ligjeve ka nxjerrë në pah jo vetëm mungesën e përgatitjes teknike të qeverisë, por edhe dobësinë në sigurimin e një konsensusi më të gjerë politik dhe institucional për miratimin e tyre", shtoi ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025