Policia fillon fazën testuese të pilot-projektit për kamerat e trupit
Lexohet për: 2 min.
policiaa
1 vit më parë
Linku u kopjua

Mbështetur në detyrat dhe autorizimet e policisë të parapara me ligj, si dhe me qëllim të rritjes së përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve, e po ashtu rritjes së besimit të qytetarëve ndaj policisë, vite më parë Policia e Kosovës në mbështetje dhe përkrahje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ICITAP dhe INL), kishte filluar pilot- projektin për pajisje të zyrtarëve policorë me kamera të trupit.

Policia e Kosovës njofton se përmes projektit të pajisjes së zyrtarëve policorë me kamera të trupit, përveç tjerash ka për qëllim që të argumentojë aktivitetet policore që kryhen gjatë detyrës zyrtare në terren.

“Për t’u finalizuar si i tillë projekti, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, fillimisht janë përgatitur dokumentacionet e nevojshme dhe Procedurat Standarde të Operimit, për të arritur tani deri në fazën testuese të përdorimit të kamerave të trupit në terren”, thuhet në njoftim.

Me qëllim të informimit të qytetarëve dhe opinionit, Policia e Kosovës njofton po ashtu se nga sot ka filluar faza testuese e përdorimit të kamerave të trupit nga Njësia për Kontroll të Autostradave, për të vazhduar më pas edhe me njësitë tjera policore.

“Policia e Kosovës pas fazës testuese, përmes njoftimit zyrtar, apo konferencës zyrtare do të njoftojë opinionin dhe qytetarët, për fillimin zyrtar të përdorimit të kamerave të trupit, përfshirë edhe dhënien e informacioneve më të detajuara të këtij projekti”, thuhet në komunikatën e policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025