Një polic është plagosur në fshatin Serbovc, të komunës së Zveçanit.
Incidenti ndodhi mbrëmë pak para mesnatës, ndërsa është shkaktuar nga persona të cilët ishin të armatosur me armë të gjata nga një veturë me targa KM.
“Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se polici i lënduar është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare ndërsa vetura e policisë ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Policia e Kosovës ka shtuar mbrëmë praninë në veri të Mitrovicës, për shkak të situatës së sigurisë.
Kujtojmë se të martën në veri të vendit ka pasur të shtëna dhe shpërthime nga strukturat ilegale serbe.