Policia e Kosovës shpall në kërkim një person për vjedhje të rëndë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
6 ditë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi i cili akuzohet për veprën penale vjedhje e rëndë.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin "Vjedhja" të ndodhur në zonën e stacionin policor Qendra, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët të kontaktojnë direkt në e-mail: [email protected], Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/, Android #app: “Lajmëro Policinë” dhe në numrin e telefonit 192.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024