Policia e Kosovës përgënjeshtron Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë për kalimin e kufirit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi
Foto Arkivë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës (PK) ka demantuar pohimet e mediave serbe, të cilat i referohen Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, kinse një grup i pjesëtarëve të armatosur rëndë të Policisë së Kosovës kanë kaluar “në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare në veri të vendit.”

Shkrimet e tilla të referuara në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë, janë dezinformacion që kanë për qëllim të krijojnë pasiguri te qytetarët e asaj zone dhe të njollosin punën e Policisë së Kosovës, thuhet në demant.

Policia e Kosovës thotë se do të kujdeset në vazhdimësi të ofrojë informacione zyrtare për media dhe opinionin e gjerë, kurdo që ato kërkohen dhe janë të nevojshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024