Policia e Kosovës konfiskoi dru të dyshuara për kontrabandim
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka konfiskuar dru të kontrabanduara në sasi prej 70 metër kub. Dyshohet se të njëjtat janë sjellë në Kosovë nga territori i Serbisë ndërsa është zbuluar se ato i përkasin të dyshuarit me inicialet A.L.

Rasti ka ndodhur përgjatë vijës kufitare në zonën e fshatit Velegllavë.

“Pas gjetjes së kësaj sasie të drunjve, të cilat dyshohet se në territorin e Republikës së Kosovës janë sjellë nga territori i Serbisë, zyrtarët policorë kanë arritur të zbulojnë se kjo sasi e drunjve i përket të dyshuarit mashkull me iniciale A. L. viti i lindjes 1985”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Rasti është inicuar si kontrabandim me mallra ndërsa me urdhër të Prokuronit, druri është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor Dheu i Bardhë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024