Policia dhuron gjak për Vitin e Ri
Lexohet për: 1 min.
02
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot, në Kampin e Njësive Speciale “Vrella“ u bë dhurimi vullnetar i gjakut nga zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Në këtë aksion humanitar ka marrë pjesë dhe ka dhuruar gjak edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha bashkë me stafin ekzekutiv.

Aksionit iu kanë përgjigjur më shumë se 100 pjesëtarë të policisë në Kampin “Vrella” dhe  Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, si dhe zyrtarë të njësiteve të ndryshme, të cilët kanë dhuruar gjak në QKTGJ.

Policia e Kosovës edhe këtë herë kur Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ka nevojë shumë për gjak, u bë promotor në ofrimin e pjesës më të shtrenjtë nga trupi i tyre-gjakut, duke u bërë shembull për të tjerët!

“Dhuro gjak, shpëto jetë”- është dhurata më e mirë për ata që kanë nevojë, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025