Elezi: Sot edhe në 8 komuna tjera fillon numërimi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
votar
2 orë më parë
Linku u kopjua

Edhe në 8 komuna të tjera pritet të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike.

Kësisoj, numri i komunave në të cilat ka filluar numërimi më 11 dhe 12 shkurt apo planifikohet që të nisë gjatë ditës së enjte më 13 shkurt, është: 26 komuna.

Lajmi është konfirmuar në një përgjigje me shkrim për KosovaPress nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë ditës së sotme, e enjte (13 shkurt) ka filluar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri, ndërkaq gjatë pasdites do të fillojë numërimi edhe në qendrat tjera në komunat Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik”, ka thënë Elezi.

Lexo po ashtu
Moti sot
Sipas tij, “procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime ka filluar më 11 dhe 12 shkurt edhe në QKN-të e komunave: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit”.

Procesi i numërimit nuk ka filluar ende në QKN-të e komunave Dragash, Istog, Klinë, Leposaviq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Mamushë dhe Graçanicë, ku janë duke u bërë përgatitjet e fundit teknike dhe administrative.

Sipas KQZ-së, gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, do të bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike.

Ky verifikim është paraparë me aktet nënligjore që janë miratuar nga KQZ qysh para shpalljes së datës së zgjedhjeve dhe sigurisht se kjo do të heq të gjitha dilemat që janë krijuar gjatë problemeve në publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025