Policia e Kosovës, sot bëri apel te qytetarët për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica e akull.
Pas reshjeve të shiut në shumë segmente rrugore ka rrjedhje të ujit, ku me rënien e temperaturave në këto lokacione krijohen shtresa të akullit që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik, përveç kësaj, siç potencoi Policia, kujdes i shtuar duhet treguar edhe në ura dhe në rrugë rurale e malore ku mund të krijohen ngrica dhe shtresa të akullit.
·Përqendrohuni maksimalisht gjatë drejtimit të mjetit!
·Mbani distancën në mes mjeteve!
·Përdorni rripin e sigurisë!
·Respektoni kufizimet e shpejtësisë konform kushteve atmosferike të krijuara!
·Mos kryeni parakalime të ndaluara apo mos bëni manovra me mjet në rrugë!
·Në rast të ndonjë ngadalësimi në qarkullim apo krijim të kolonave prisni në shiritin tuaj dhe në asnjë mënyrë mos provoni të bëni tejkalime të rrezikshme!