Policia apelon për kujdes maksimal, rreziku nga zjarret është i lartë
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Policia apelon për kujdes maksimal, rreziku nga zjarret është i lartë
pylli-ne-zjarr
22/06/2026 - 10:37
Linku u kopjua

Për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar nga zjarret gjatë sezonit veror, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë qytetarët, duke theksuar se zjarret mund të shkaktojnë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.

Sipas një apeli të Policisë së Kosovës, qytetarët duhet të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të tregojnë kujdes të veçantë gjatë përdorimit të shkrepëseve, cigareve, grillave apo aktiviteteve të tjera që mund të shkaktojnë zjarr.

Policia ka kërkuar gjithashtu bashkëpunimin e qytetarëve për të raportuar menjëherë çdo rast të dyshuar të zjarrvënies apo personat që mund të jenë të përfshirë në veprime të tilla.

Autoritetet kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin masa ligjore ndaj të gjithë personave që, me dashje ose nga pakujdesia, rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe shkaktojnë dëme përmes zjarreve.

Policia u ka bërë apel banorëve të rajonit të Pejës që të jenë maksimalisht të kujdesshëm gjatë gjithë periudhës së verës, në mënyrë që të parandalohet përhapja e zjarreve dhe të mbrohet siguria publike.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026