Podujevë, reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në komunikacion
Lexohet për: 1 min.
275302276_386369120160414_23627704511767796_n (1)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se janë duke punuar në zhbllokimin e rrugëve pas reshjeve të dendura të borës, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion.

Bulliqi për të parë nga afër gjendjen e rrugëve, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, kanë vizituar sonte rrugët në fshatrat Kërpimeh, Metehi dhe Repë.

“Reshjet e dendura të borës kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion. Ne jemi duke punuar në terren me kapacitete të plota për t'i zhbllokuar rrugët dhe qarkullimi i qytetarëve të jetë normal. Meqenëse reshjet janë të vazhdueshme, apeloj te të gjithë vozitësit për kujdes të shtuar”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024