Sot gjatë ditës është inauguruar Qendra e Parë e Karrierës në Podujevë, në Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Fan S. Noli”.
Në ceremoninë e përurimit të kësaj Qendre morën pjesë, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, drejtori i Arsimit, Avni Fetahu, drejtori i IAAP-së, Fatmir Emini dhe menaxherja e projektit nga Ambasada e Zvicrës, Albina Berisha.
Ndërsa, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e falënderoi Komunën e Podujevës, Ambasadën e Zvicrës në Kosovë dhe bashkëfinancueit e tjerë të që kanë mundësuar themelimin e Qendrës për Karrierë, duke u shprehur shumë e kënaqur për investimin që është bërë, duke theksuar se kjo qendër është e rëndësishme për të ardhmen e nxënësve për aftësimin e tyre profesional.
Fjalë rasti mbajtën edhe menaxherja e projektit nga Ambasada e Zvicrës, Albina Berisha dhe drejtori i IAAP-së, Fatmir Emini.