Pochettino: Ka edhe pak ditë, mund të blejmë ende lojtarë
Lexohet për: 2 min.
Pochettino
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Chelseta, Mauricio Pochettino ka thënë se do të jetë i kënaqur me skuadrën që ka në dispizicion edhe nëse klubi nuk arrin të sjellë ndonjë nënshkrim të ri para mbylljes së afatit kalimtar të premten.

Chelsea ka shpenzuar më shumë se 320 milionë funte për 10 lojtarë por po shikon për nënshkrime të mëtejshme me mesfushorin e Arsenalit, Emile Smith Rowe dhe Brennan Johnson të Nottingham Forest, si emrat e fundit në shqyrtim.

Ka të ngjarë që të ketë edhe disa largime me Romelu Lukaku që pritet t'i bashkohet Romës në formë huazimi, ndërsa Callum Hudson-Odoi dhe Marc Cucurella janë mes lojtarëve të tjerë që mund të largohen, përcjellë KosovaPress.

"Jam vërtet i lumtur me skuadrën që kemi për momentin, deri më tani," tha Pochettino përpara ndeshjes së raundit të dytë të Kupës EFL të mërkurën kundër AFC Ëimbledon.

“Nëse shtojmë dikë që ndoshta mund të përmirësojë pozicione të ndryshme sigurisht, është e mirëseardhur. Nëse jo, jam i lumtur që jam si jemi tani. Të jem i sinqertë, ne jemi kaq të fokusuar në përpjekjen për të rikuperuar lojtarët dhe për t'u fokusuar në lojën që do të luajmë nesër në Kupën Carabao kundër Ëimbledon. Unë e di shumë mirë që klubi po punon shumë për të përfunduar punën .Ka edhe pak dite. Diçka mund të ndodhë. Ndoshta, po. Për momentin, klubi po përpiqet të japë atë që duam. Nuk ka ende asgjë për të komunikuar për momentin.", ka shtuar trajneri argjentinas.

Pochettino konfirmoi se Armando Broja dhe Benoit Badiashile nuk do të luajnë deri pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, ndërsa Mykhailo Mudryk do të vlerësohet ditë pas dite pas një problemi të vogël muskulor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024