Trajneri i Chelseat Mauricio Pochettino ka thënë se dyshja Mykhailo Mudryk dhe Armando Broja meritojnë të gjitha lavdatat pas paraqitjeve të tyre në fitoren 2-0 të Chelseat kundër Fulhamit .
Të dy lojtarët gjetën rrjetën në hapësirën prej 82 sekondash të pjesës së parë, ndërsa Chelsea mori fitoren e dytë radhazi, pas asaj në Carabao Cup.
Ai shtoi se lojtarëve të rinj të ardhur në skuadër iu nevojitet më shumë kohë për t’u përshtatur dhe se duhet pasur durim në lidhje me ta, përcjellë KosovaPress.
“Duhet të kuptojmë se të rinjtë kanë nevojë që të përshtaten. Është koha, të tregohemi të duruar, t'u besojmë këtyre lojtarëve të rinj të talentuar. Ndonjëherë njerëzit nuk kanë durim, por për ne është e rëndësishme të kemi durim. Edhe kur nuk fitojmë”, tha më tutje trajneri argjentinas.