Pochettino e pranon, ylli anglez mungon ndaj Fulhamit
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Chelsea iu rikthye fitores pasi që së fundmi e mposhti në Carabao Cup skuadrën e Brightonit, por që kjo fitore i kushtoi londinezëve me lëndimin e Ben Chilwell.

Chilwell u detyrua të largohet nga loja, dhe lëndimi i tij në muskul do ta mbajë atë jashtë fushave për të ardhmen e afërt, ka thënë trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, raporton KosovaPress.

“Mendoj se është lajm i keq, ajo çfarë doktorët më kanë thënë nuk është gjë e mirë. Duket si një lëndim i rëndë kështu që ne do të shohim ditëve në vazhdim për periudhën që ai do të mungojë në skuadër”, tha Pochettino në konferencën për media para ndeshjes së Chelseat ndaj Fulhamit të hënën.

“Jemi tejet të mërzitur për lajmin për Chilwell. Koha është e vështirë të thuhet tani. Stafi mjekësorë do të na tregojnë neve dhe klubi do të lëshojë komunikatë”, shtoi më tej Pochettino.

Chelsea ndodhet në vendin e 14-të në tabelë me pesë pikë, me Fulhamin që ka tri pikë më shumë në vendin e 11-të.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024