Play-off-i “ndezet”: Bashkimi pret Borën në sfidën kyçe të mbrëmjes
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Play-off-i “ndezet”: Bashkimi pret Borën në sfidën kyçe të mbrëmjes
Bashkimi-Bora
29/04/2026 - 13:12
Linku u kopjua

Vazhdon super spektakli i “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës, ndërsa vëmendja sonte është te përballja ndërmjet Bashkimit dhe Borës, që pritet të zhvillohet nga ora 19:30.

Pas dy ndeshjeve jashtëzakonisht të baraspeshuara, seria gjysmëfinale është 1:1, duke e bërë sfidën e tretë vendimtare për epërsinë. Takimi i parë përfundoi me rezultat 73:70, ndërsa i dyti 76:75, çka dëshmon për rivalitetin e madh dhe dramën që ka shoqëruar këtë përballje.

Të dy skuadrat synojnë fitoren për të kaluar në avantazh 2:1 në seri dhe për t’iu afruar finales. Ndeshja e sontme pritet të jetë sërish e fortë dhe me intensitet të lartë, duke pasur parasysh formën dhe rivalitetin e treguar deri më tani.

Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Trepçës dhe Pejës do të zhvillohet të enjten, derisa kujtojmë se skuadra që arrin tri fitore siguron kualifikimin në finale.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026