Plasin grushtet në futbollin shqiptar, dy lojtarë në spital
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ndeshja mes Erzenit dhe Partizanit në kampionatin e grupmoshave U21 u karakterizua me dhunë fizike, ku dy futbollistë gjenden në spital.

Në përfundimin e ndeshjes që zhvillohej në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut, lojtarët e dy skuadrave kanë nisur të përplasen verbalisht dhe më pas janë goditur edhe me sende të forta, raporton KosovaPress.

Dy prej tyre kanë përfunduar në urgjencën e spitalit të Durrësit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa të tjerë janë thirrur në polici për të dhënë dëshmitë e tyre mbi ngjarjen. Futbollistët e këtyre ekipeve i përkasin moshave 17-21 vjeç.

“Rreth orës 14:00, në fushën sportive ‘Tofik Jashari’, është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani. Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet. Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Shtetit të Shqipërisë.

Kujtojmë se një sherr i ngjashëm mes skuadrave të moshave të reja, ndodhi edhe mes skuadrave të Vëllaznisë dhe Partizanit në mars të këtij viti. /tch/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024