Rama: Prehu në paqe Kadare, zëri yt do të jehojë përjetësisht
Lexohet për: 2 min.
perparim ismail
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama pas vdekjes së shkrimtarit Ismail Kadare, ka shkruar se fjalët e këtij të fundit i kapërcyen kufijtë gjuhësorë dhe folën me vetë shpirtin e njerëzimit.

Rama përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se zotësia e pashoq e Kadaresë për t’i ndërthurë historinë, kulturën dhe identitetin shqiptar në veprat e veta, bënë që bota mbarë ta njohë palcën e njeriut tonë

“Me hidhërim të thellë shënojmë ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, të këtij kolosi letrar, fjalët e të cilit i kapërcyen kufijtë gjuhësorë dhe folën me vetë shpirtin e njerëzimit.  Zotësia e pashoq e Kadaresë për t’i ndërthurë historinë, kulturën dhe identitetin shqiptar në veprat e veta, bënë që bota mbarë ta njohë palcën e njeriut tonë. Pena e tij na udhëhoqi nëpër kapitujt më të errët të jetës sonë, duke na u bërë jo vetëm pasqyrë e vuajtjeve, por dhe dritë drejt synimit tonë kolektiv”, ka shkruar Rama.

Sipas Ramës, me vdekjen e Kadaresë sot bota është me zymtë.

“Ndërsa vajtojmë humbjen e njeriut, njohim trashëgiminë e gjeniut, që do të vazhdojë të na frymëzojë për shumë breza me radhë. Sot, bota është më e zymtë, por ylli i rrëfimeve të Kadaresë do të ndriçojë përgjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar ndër të tjera kryetari Rama.

“Prehu në paqe, i dashur Kadare, zëri yt do të jehojë përjetësisht”, përfundon ai./KosovaPress

https://kosovapress.com/ndahet-nga-jeta-kolosi-i-leterise-shqiptare-ismail-kadare

https://kosovapress.com/ismail-kadare-i-sherbeu-kombit-deri-ne-frymen-e-fundit

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025