Hapet autostrada Thumanë-Kashar, Rama: Rruga e Arbrit pa pagesë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në hapjen e aksit të ri rrugor Thumanë-Kashar, autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Evropian, mes shumë projekteve të tjera, nuk la pa përmendur edhe Tunelin e Murrizit. 

Rama tha se ky Tunel nuk është përfunduar ende për shkak të problemeve gjeologjike, ndërsa theksoi se Rruga e Arbrit do të jetë e qasshme pa pagesë.

“Tuneli i Murrizit është fiksimi, por në luftë me gjeologjinë, prandaj i Llogarasë erdhi para për këtë shkak. Po ecim në Murriz, por nuk dua të vë afate, nuk duam të kemi befasi të gjeologjisë. Do të kemi përfundimin e tunelit brenda vitit dhe të gjithë dibranët mund të mblidhen në sofrën e madhe dibrane për Vit të Ri. Rruga e Arbërit nuk do të jetë më pagesë”, tha Rama.

Aksi Thumanë- Kashar, segmenti i parë i Korridorit Blu, paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier, të cilat nisin nga puna për disa javë, ndërkohë që brenda pak javëve rihapet gara për segmentin Milot – Balldren. /tch 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024