Presidenti Volodymyr Zelensky në vitin 2023 doli me një ambicie të padëgjuar në historinë e luftës: Ukraina do të sigurojë një milion dronë FPV në vitin 2024.
Njoftimi i cili pasoi zhgënjimet në fushën e betejës dhe vonesat në dërgesat e armëve amerikane, e shtyu këtë klasë të re të pazakontë armësh në ballë të përpjekjeve të Ukrainës për mbijetesë dhe reformoi luftën moderne gjatë rrugës.
Pasi Ukraina mposhti përparimet ruse dhe luftimet u zhvendosën në llogore, taktikët kuptuan cilësitë shkatërruese dhe përfitimet ekonomike të armëve me dron.
Ukraina fillimisht përdori kryesisht modele të linjës Mavic të prodhuara nga kompania kineze DJI. Ato kanë origjinën nga dronët e lodrave të kontrolluara me radio të gjeneratave të mëparshme, por të përmirësuara me kamera të vogla, sensorë GPS, aplikacione fluturimi që mësohen lehtë dhe me bateri që rimbushen.Pasi Rusia nisi agresionin ushtarak, njësitë ukrainase blenë shpejt drone për zbulim, koordinim të mbështetjes nga zjarri dhe hedhjen e bombave.
Midis tyre ishte njësia e udhëhequr nga komandanti i ri Yuri Fedorenko. Në prill 2022, një skaut që punonte në industrinë e filmit para luftës, iu bashkua njësisë dhe solli me vete dronin e tij Mavic.
Kështu Ukraina filloi të përdorë armë të ndryshme nga çdo gjë që ushtritë e botës kishin parë më parë.
Nëse droni FPV do të fluturonte mbi objektiv, gjë që do të ishte një gabim për çdo armë tjetër, ai mund të kthehej dhe të provonte përsëri. E gjithë kjo teksa transmetonte një video të viktimës së tij në panik.
Dronët FPV nuk ishin të aftë për zjarr të shpejtë, por në shkallë të gjerë ata ndaluan sulmet ruse, shpërthyen në llogore, gjetën artileri dhe mjete furnizimi pas linjave të armikut.
Në vjeshtën e kaluar, Ukraina kishte një degë të re të forcave të armatosura të dedikuara ekskluzivisht për armët pa pilot, dhe kompania e Fedorenko ishte rritur në një batalion prej 500 ushtarësh.
Në tetor, Zelensky njoftoi se Ukraina e kishte arritur qëllimin e saj për një milion dronë disa muaj përpara afatit dhe tani mund të prodhojë deri në katër milionë.