Irani paralajmëron kundërpërgjigje ndaj sulmit të Izraelit
Bota
Lexohet për: 2 min.
Irani paralajmëron kundërpërgjigje ndaj sulmit të Izraelit
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Irani po përgatit masa për të treguar një "përgjigje të duhur" ndaj sulmit të fundit izraelit, deklaroi Ali Larijani, këshilltar i lartë i liderit suprem Ali Khamenei.

Më 26 tetor, avionët luftarakë izraelitë nisën sulmet ndaj Iranit, disa javë pasi Teherani hodhi raketa balistike në Izrael në përgjigje të vrasjeve të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në Bejrut dhe liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.

Qe atëherë, Izraeli ka ngritur nivelin e gatishmërisë dhe ka vendosur sistemin amerikan të mbrojtjes ajrore THAAD, duke parashikuar një përgjigje iraniane.

“Zyrtarët përkatës në ushtrinë dhe qeverinë iraniane po përgatisin masa për të treguar përgjigjen e duhur ndaj agresionit të fundit izraelit kundër Iranit. Kjo është një çështje kyçe. Autoritetet përkatëse po e ndjekin çështjen me kujdes për të siguruar që përgjigjja e Iranit ndaj Izraelit të përmbushë këto specifika”, tha Larijani, njofton agjencia e lajmeve Tasnim.

Këshilltari i lartë theksoi se “zyrtarët përkatës ushtarakë do të marrin vendimin e duhur dhe se ata po mendojnë për mënyra të ndryshme për të arritur atë (vendimin).”

Larijani tha se çështja “ka nevojë për konsiderata të kujdesshme dhe fshehtësi pasi lidhet me sigurinë kombëtare të Iranit”. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024