Plagoset një person në Fushë Kosovë, policia vihet pas të dyshuarit
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë sot pasdite në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë, ndërkohë që Policia e Kosovës ka identifikuar sulmuesin. Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinës Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Sot rreth orës 17:00, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Në këtë rast nga arma e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor,” ka thënë Ahmeti. Ajo tha se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprime hetimore për arrestimin e personit të dyshuar, i cili është identifikuar, si dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025