Plagosen dy persona në veri
Lexohet për: 2 min.
96121670243553
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dy persona janë plagosur mbrëmë me armë zjarri në veri të Mitrovicës, si pasojë e një përleshjeje dhe janë duke u trajtuar në spital.

Burime të KosovaPress-it bënë të ditur se të plagosurit (të nacionalitetit serbë) janë N. V.  i njohur me nofkën "Xhoni" nga veriu i Mitrovicës dhe N. I. nga Novi Sadi i Serbisë.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bhovenier-kerkon-hetim-te-plote-ne-lidhje-me-plagosjen-ne-zvecan/

Sipas këtyre burimeve, në përleshjen që ka zgjatur rreth gjysmë ore nëpër rrugët "Sutjeska", "Vllado Cetkovic", etj të veriut të Mitrovicës kanë marrë pjesë numër i madh i personave.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar lajmin për KosovaPress, duke thënë se policia ka marrë informatën rreth orës 2:00 dhe se ka thënë se ka dalë menjëherë në vendngjarje.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bpolicia-e-kosoves-demanton-mediat-serbe-sjemi-perfshire-ne-asnje-rast-te-gjuajtjes-me-arme/

"Dy persona janë plagosur  në këmbë me armë zjarri  dhe janë dërguar për trajtim në spital. Jeta e tyre nuk është në rrezik, ndërsa policia është e interesuar për ta intervistuar një të dyshuar, i cili ndodhet në arrati', ka thënë Elshani./A. Damati/

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bpolicia-e-kosoves-demanton-mediat-serbe-sjemi-perfshire-ne-asnje-rast-te-gjuajtjes-me-arme/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024