Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala është dënuar nga Gjykata Speciale me 18 vjet burgim për krime lufte. Dhomat e Specializuara në Hagë e kanë shpallur fajtor Shalën për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme. Në vendimin e trupit gjykues për burgim prej 18 vitesh, do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Në aktgjykimin e shpallur të martën nga kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia specifikohet dënimi për secilën pikë të akuzës.

Pjetër Shala ka provuar të flas, por nuk i është ndezur mikrofoni pasi gjykatësja ka theksuar se kjo seancë nuk është për deklarim të të akuzuarit. Më pas, seanca ka kaluar në transmetim me përmbajtje të redaktuar.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shpall fajtor për këto pika të aktakuzës: pika 1. ndalim arbitrar, pika 3. torturë, pika 4 vrasje e paligjshme.

Shala nuk është dënuar për akuzën e trajtimit mizor pasi gjykata ka vlerësuar se ajo është mbuluar nga akuza për torturë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që dënimi të jetë prej 28 vitesh burgim.

Në këtë proces gjyqësor, ZPS-ja thirri 10 dëshmitarë për të dhënë dëshmi, ndërsa Mbrojtësi i Viktimave thirri dy dëshmitarë, dhe Mbrojtja 10 dëshmitarë.

Procesi gjyqësor kundër Shalës nisi më 21 shkurt 2023. Shala është deklaruar i pafajshëm për katër pikat e aktakuzës - ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Sipas aktakuzës, Pjetër Shala dhe disa ushtarë, policë dhe roje të UÇK-së në mes 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 “morën pjesë në ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe në një rast në vrasjen e paligjshme të një të ndaluari në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë”.

Shala ishte arrestuar në mars 2021 në Belgjikë dhe ishte transferuar në paraburgim në Hagë, në prill të atij viti.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024