Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga trajnerët e xhudos
Sport
Lexohet për: 1 min.
Xhudo-FSK
3 orë më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të programit shtetëror "Kosova, shtet i xhudos", në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, është organizuar trajnimi për pjesëtarët e Forca e Sigurisë së Kosovës në fushën e xhudos, me fokus në avancimin e teknikave të xhudos dhe vetëmbrojtjes.

Ky program përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të FSK-së, duke u bazuar në njohuritë dhe aftësitë e fituara përmes sportit të xhudos.

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim të Federatës së Xhudos të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024