Pjesëtarët e FSK-së lirohen nga pagesa në transportin hekurudhor
Lexohet për: 1 min.
fsk-650x358-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive respektive.

“Krahas çështjeve në fusha tjera, MMPHI, përmes këtij memorandumi është vendosur për lirimin e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e shërbimeve të transporti publik hekurudhor gjatë udhëtimit me uniformë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri Mehaj, pas marrëveshjes me Kryetarin e Prishtinës për lirimin e ushtarakëve nga pagesa e transportit publik urban, brenda një jave, realizoi edhe këtë marrëveshje e cila ndikon shumë në mirëqenien ekonomike të ushtarakëve të FSK-së.

Krahas objektivave tjerë, ministri Mehaj, ka vendosur me prioritet mbi prioritete, përkujdesjen dhe mirëqenien ekonomike me fokus në rritjen e pagave për ushtarakët e FSK-së, me fokus, ushtarët dhe nënoficerët, zotim i cili do realizohet në të ardhmen e afërt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024