Pjesëtarët e FSK-së lirohen nga pagesa e udhëtimit me transportin urban në Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se bashkëpunimi i tyre me Komunën e Prishtinës filloi me vendimin për lirimin nga pagesa e udhëtimit të ushtarakëve të FSK-së me transportin urban.
Mehaj ka shkruar në Facebook se sot ka pritur në takim kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama me të cilin diskutuan për bashkëpunimin në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me komunën e Prishtinës dhe institucionet nën autoritetin e saj.
“Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës. Me kryetarin Rama, gjithashtu u dakorduam që, pas një analize dhe vlerësimi nga dyja palët, të arrijmë edhe Memorandumin e Bashkëpunimit në fusha tjera të interesit të përbashkët”, ka shkruar ai.