Pjesëmarrja e Lavrovit irriton Ukrainën, Koleba nuk merr pjesë në Këshillin Ministror në Shkup
Lexohet për: 2 min.
FILE PHOTO: U.S. Secretary of State Blinken meets with Ukrainian FM Kuleba in Kyiv
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup nuk do të merr pjesë Ukraina, në shenjë pakënaqësie për pjesëmarrjen e Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov.

Kievi akuzon Rusinë për “shkatërrimin e OSBE-së dhe abuzim me rregullin e konsensusit të organizatës”.

“Federata Ruse po shkatërron vazhdimisht OSBE-në, duke abuzuar me rregullin e konsensusit. Me shantazhe dhe kërcënime të hapura, Federata Ruse bllokoi sistematikisht konsensusin për çështjet kryesore. Arbitrare u bë edhe bllokimi i kandidaturës së Estonisë për kryesimin e OSBE-së në vitin 2024. Përveç kësaj, Rusia ndaloi ilegalisht tre ukrainas – përfaqësues të OSBE-së, të cilët kanë qenë në burg për më shumë se 500 ditë. Rusia ka krijuar një krizë ekzistenciale në OSBE dhe e ka kthyer organizatën në peng të tekave dhe agresionit të saj. Në kushte të tilla, prania e një delegacioni rus në një takim ministror në nivel ministror për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia vetëm sa do të intensifikojë krizën në të cilën Rusia e ka futur OSBE-në”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës

“Në funksion të kësaj, delegacioni i Ukrainës nuk do të marrë pjesë në takimin ministror të OSBE-së në nivel të Ministrit të Punëve të Jashtme. Në të njëjtën kohë, Ukraina mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të OSBE-së dhe është e gatshme të vazhdojë të punojë me partnerët për të rikthyer respektin për Aktin Final të Helsinkit, veçanërisht në bazë të zbatimit të Formulës së Paqes të Presidentit të Ukrainës. Volodymyr Zelenskyi”, thuhet në komunikatën e diplomacisë së Ukrainës./ Alsat.mk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024