Pjesa e parë: Sevilla në epërsi, tri gola mes Galatasarayt e United
Lexohet për: 1 min.
11-P1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Rams Park”, Galatasaray shkon në pushim në disavantazh 2:1 si vendas i Manchester United, raporton KosovaPress.

Golat deri tani për United i shënuan Alejandro Garnacho (minuta e 11’) dhe Bruno Fernandes (minuta e 18’), kurse golashënues te Galatasaray ishte Hakim Ziyech në minutën e 29’.

Ndërkaq, në epërsi gjendet skuadra e Sevillas, e cila po avancon 1:0 kundër PSV. Golin e vetëm deri tani e shënoi Sergio Ramos në minutën e 24’.

Rezultatet e pjesës së parë:

Sevilla 1:0 PSV

Galatasaray 1:2 Manchester United

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025