Pjesa e parë: Portugalia e Italia në epërsi
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në katër ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në kuadër të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në “Stade de Luxembourg”, Portugalia po avancon me rezultat të thellë 4:0 si mysafire ndaj Luksemburgut, raporton KosovaPress.

Deri tani golat për portugezët i shënuan Cristiano Ronaldo (minuta e 9’ dhe 31’), Joao Felix (minuta e 15’) dhe Bernardo Silva (minuta e 18’).

Po ashtu, në epërsi gjendet edhe Kombëtarja e Italisë, e cila po udhëheq 2:0 si mysafire në stadiumin “Ta’Qali National” kundër Maltës.

Golashënues për “Azzurët” deri tani ishin Mateo Retegui (minuta e 15’) dhe Mateo Pessina (minuta e 27’).

Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve që po zhvillohen momentalisht në kuadër të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024 i gjeni më poshtë.

Luksemburgu 0:4 Portugalia

Malta 0:2 Italia

Irlanda e Veriut 0:1 Finlanda

Sllovakia 2:0 Bosnja dhe Hercegovina

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024