Pjesa e parë: Llapi e Ballkani në disavantazh, Gjilani në epërsi
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në tri ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në kuadër të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Fushë Kosova po avancon 1:0 kundër Ballkanit falë golit të Alden Skrijelj në minutën e 10’, raporton KosovaPress.

Po ashtu, në epërsi minimale 1:0 gjenden edhe Gjilani e Malisheva.

Gjilani po avancon 1:0 si vendas kundër Lirisë, ndërsa Llapi shkon në pushim në deficit 1:0 kundër Malishevës.

Rezultatet e pjesës së parë:

Fushë Kosova 1:0 Ballkani

Gjilani 1:0 Liria

Malisheva 1:0 Llapi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025