Pjesa e parë: Kosova në disavantazh ndaj Danimarkës
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë, respektivisht dy çerekët e parë të përballjes tejet interesante mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Danimarkës, e vlefshme kjo për raundin e tretë parakualifikues të Eurobasket 2025.

Pas dy çerekëve lojë në "Sezai Surroi" të Prizrenit, Kosova gjendet në disavantazh 28:47 ndaj Danimarkës, raporton KosovaPress.

Çereku i parë përfundoi me shifrat 17:24 në favor të Danimarkës, kurse i dyti me rezultat 11:23, gjithashtu në të mirë të danezëve.

Deri tani, basketbollisti më i dalluar ishte Lundberg i Danimarkës me 18 pikë, katër kërcime e tri asistime, kurse te Kosova më i miri ishte Dardan Berisha me gjashtë pikë, një kërcim e dy asistime.

Pjesa e parë, 28:47 në favor të Danimarkës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024