Pjesa e parë: Karton i kuq e tri gola mes Slavia Prague e Milanit, West Hami në epërsi
Lexohet për: 1 min.
10-P1
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në katër ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Ligën e Evropës, ku kemi rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fortuna Arena”, Milani po avancon 3:0 si mysafir i Slavia Prague, raporton KosovaPress.

Golat për “Rossonerët” i shënuan Pulisic (minuta e 34’), Loftus-Cheek (minuta e 36’) dhe Leao (minuta e 45+6’).

Ndërkaq, me karton të kuq është ndëshkuar Tomas Holes i Slavia Prague në minutën e 20’.

Po ashtu, në epërsi gjendet edhe skuadra e West Hamit, e cila po avancon 2:0 ndaj Freiburgut të Florent Muslijës.

Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve të Ligës së Evropës i gjeni më poshtë.

Rangers 0:0 Benfica

Slavia Prague 0:3 AC Milan

Villarreal 1:0 Marseille

West Ham 2:0 Freiburg

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025