Pjesa e parë: City në epërsi e Chelsea luan baras
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në katër ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Premier Ligë, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, Manchester City po avancon 2:0 ndaj Leeds United, raporton KosovaPress.

Të dy golat për kampionin anglez i shënoi mesfushori Ilkay Gundogan (minuta e 19’ dhe minuta e 27’).

Po ashtu, krahas këtij takimi po luhet edhe ndeshja tjetër interesante mes Bournemouthit dhe Chelseat, ku të dy skuadrat hyjnë në pushim duke barazuar 1:1.

Golin për vendasit e shënoi Matias Vina (minuta e 21’) ndërsa golashënues te Chelsea ishte Connor Gallagher (minuta e 9’).

Rezultatet e pjesës së parë në ndeshjet e Premier Ligës i gjeni më poshtë.

Bournemouth 1:1 Chelsea

Manchester City 2:0 Leeds United

Tottenham 1:0 Crystal Palace

Wolverhampton 1:0 Aston Villa

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024